Pa trajner dhe në krizë totale, Tirana zhgënjen edhe në shtëpi. Laçi feston në kryeqytet

Pa trajner dhe në krizë. Pas derbit, Tirana merr një tjetër goditje të rëndë, duke u mundur në shtëpi nga Laçi me rezultatin 1-0.

Goli i Mazrekaj në minutën e 72-të vulosi fatin e ndeshjes me triumfin e kurbinasve dhe dështimin e radhës për kampionët në fuqi të Superligës.

Mazrekaj Goli

Një emër që I ka mbetur nga suksesi i sezonit të shkuar, pasi ky që vijon është i mbushur me zhgënjime.

Me këtë humbje, bardheblutë I largohen më shumë objektivit për mbrojtjen e titullit, që tani duket një mision i pamundur.

Jashtë edhe nga Kupa, vetëm zona europiane mund të shpëtojë Tiranën nga dështimi total.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi