Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Në mëngjesin e sotëm, tre krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Nga ana tjetër për homazhe në Reçak vrehet edhe një numër i madh i qytetarëve.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi