15.5 C
Tirana

Osmani i kërkon Von der Leyen heqjen e masave ndaj Kosovës dhe reagim ndaj Serbisë

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është takuar sot me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani në konferencën e përbashkët me Ursula von der Leyen, uroi këtë të fundit për rizgjedhjen në krye të Komisionit Evropian, duke thënë se pret me padurim që ta vazhdojnë bashkëpunimin që kanë ndërtuar për gjatë viteve.

Osmani tha se vizita e Von der Leyen në Kosovë është vetëm pak ditë pas miratimit të axhendës së reformave për Kosovën.

Osmani: Mezi presim që të zbatojmë reformat e këtij plani dhe të përfitojmë sa më shumë

“Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë. Këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta ofruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE e po ashtu do të shërbejnë si një motiv shtesë për të punuar më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e Bashkimit Evropian. Padyshim që rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë por ia ka vlejtur, prandaj ne mezi presim që të zbatojmë reformat e këtij plani dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim. Axhjenda e reformave për Kosovën është fokusuar në pesë fusha prioritare, ekonomi, siguri energjetike, tërheqje të investimeve të huaja dhe fusha tjera, dhe parashihet që deri në fund të vitit 2027, Kosova të përfitojë deri në 882 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, pas zbatimit të të gjithë hapave të reformës që janë parashikuar në agjendën e reformave, respektivisht Kosova do të jetë përfituese më e madhe nga kjo paketë për kokë banori”, tha Osmani duke theksuar se Kosova shquhet për përafrimin e politikave të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes me politikat e BE-së.

Megjithatë, Osmani shtoi se është fat i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në që një shtet siç është Serbia, vazhdon të jetë sateliti më i fort në Evropë.

Osmani: BE të tregojë vendosmëri edhe ndaj satelitëve të Rusisë

“Është koha e fundit që vendosmërinë që BE ka treguar në raport Rusinë të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo në veçanti është me rëndësi sa i përket Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës të kryer nëpërmjet forcave paramilitare, terroristë në shtator të vitit të kaluar gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizoj, jo vetëm Kosovë por të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ajo, derisa shtoi se Kosova në anën tjetër po dëshmon qasje konstruktive dhe po vepron në frymën e fqinjësisë së mirë, duke avancuar në sundim të ligjit dhe duke mbajtur sistemin më të avancuar kushtetues në të gjithë kontinentin evropian sa i përket pakicave.

Osmani: Është edhe koha e fundit që edhe masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen

“Andaj sot kemi nevojë që Bashkimi Evropian t’i vlerësoj dhe t’i njoh këto arritje. Rrjedhimisht është edhe koha e fundit që edhe masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç që të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vet procesin e dialogun duke e bërë atë të pabalancuar, të pabarabartë dhe të pakredibilitet”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Osmani ritheksoi se vendi ynë do të vazhdojë të jetë e palëkundur në aspiratat drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat nga Serbia.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat. Edhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare, pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për çdo hap. Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. Për mua është e rëndësishme që ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron për vizitë në Kosovë si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria, rekord me shpejtësinë e procesit të integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se Shqipëria...

Rama nga Berlini: BE-ja mbetet e paparashikueshme, por 2030 mbetet objektivi ynë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi...

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...