16.5 C
Tirana

Organizonin lojëra fati me celularë, procedohen penalisht katër persona

Më datë:

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Loni Dhamo”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 61 vjeç dhe L. H., 39 vjeç,(kamarier i lokalit), të dy banues në Lushnjë, si dhe për pronarin e lokalit, shtetasin G. C., 46 vjeç.

Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 1 rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me...

“Ndriçoni Tiranën me transparencë” – Teliti i kërkon Veliajt të bëjë publike shtatë urdhra bashkiakë

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...

Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një...

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Ilir Metën, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën...