20.5 C
Tirana

Opozita përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve: Për 6 muaj Balla do t’ju zërë vendin!

Më datë:

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur këtë të mërkurë më 15 tetor, ka patur debate mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Debati u zhvillua lidhur me mbylljen e seancës parlamentare të datës 9 tetor, e cila sipas Bardhit, u ndërpre padrejtësisht ndërkohë që deputetët po flisnin për çështje procedurale.

Duke iu referuar debateve në Kuvend, sipas Bardhit, Kuvendi drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla: “Deri më tani në konferencën e kryetarëve kanë folur palët e opozitës, në nisje të fjalës së tyre kanë patur kritike ndaj kryetarit Niko Peleshi në lidhje me drejtimin e seancave të fundit. Sipas tyre, Kuvendi drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe jo Peleshi.

Madje në një moment gjatë debatit, Bardhi iu drejtua Peleshit me fjalët: “Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar. Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lirojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, që iu drejtua Peleshit duke i thënë se qarkullojnë fjalë, se Balla do ia zërë vendin për 6 muaj.

Unë mendoj se secili është përgjegjës për veten dhe për retorikën që ndërton! Ju na thoni:“Fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurmë…” Por a është normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si duhet të sillen deputetët? Kjo është çështje e secilit. Mos u sillni me arrogancë si edukatorë! Më bëri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit, ndërsa zonjat e PS-së, të cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan “aromën akustike” të metaforës së Taulant Ballës! Gjithë kohës mbani dy standarde, dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje. Nuk e kuptoj këtë çmenduri të këtyre muajve: njoftime, procesverbale, dhe pastaj ikni me vrap! Meqë jeni lodhur, ju sugjeroj ta mbyllni këtë parlament deri në pranverë: pushoni, reflektoni, kalon dimri, vjen pranvera, dhe pastaj shohim e bëjmë! Më vjen keq për ju, zoti kryetar, sepse po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin në prita, po ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për gjashtë muaj do t’ju zënë vendin! Nuk po bëj diversion, por po konstatoj derexhenë institucionale ku jemi katandisur.“, tha Gjekmarkaj.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS-së nga ana tjetër kërkoi nga kolegët e opozitës që mos t’u shtrembërojnë fjalët, të respektojnë rregulloren dhe të lejojnë njëri tjetrin të flasin gjatë seancave plenare.

Ju lutem, mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris që kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas rregullores. Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë, kur merr fjalën Kryeministri duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri është e drejtë e tij. Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë, kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë në rregullore: prezantohet pro dhe kundër dhe në fund, pas kësaj, votimi. Z.Boçi, ju sollët një shqetësim të komisionit. Çështja që u ngrit të raportohet sipas nenit 33 të rregullores, por nuk mund të paraqitet këtu në Konferencën e Kryetarëve.“, tha Balla.

Ndërkohë, diskutimet në konferencë vijojnë lidhur me dy komisionet e posaçme të cilat pritet të miratohen nesër: atë për Reformën Zgjedhore dhe për Ndarjen Territoriale. Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por “jo pa prezencën e ndërkombëtarëve”.

“Cenon familjen”, PD kërkon nga Kuvendi heqjen nga programi të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

Në mbledhjen e sotme, Partia Demokratike ka kërkuar heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”.

Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër.”, tha deputeti Luçiano Boçi lidhur me projektligjin që është pritur me shumë kritika nga opozita.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...