Opozita e kundërshton seancën e thirrur nga Haradinaj!

Sapo ka filluar të mbahet seance e jashtëzakonshme e thirru nga kryeministri Ramush Haradinaj, megjithatë deputetët e opozitës mendojnë se kjo senacë e thirrur për sot nuk ka qenë e drejtë legjitime e kryeministrit.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri Haradinaj nuk ka të drejtë të thërras seancë të jashtzakonshme për lexim të dytë të projekligjeve.

“Kjo është një seancë e jashtzakonshme e ftuar nga kryeministri dhe ne në komisionin per legjislacion kemi pas një pajtim. Meqense kerkesa për seancë nuk është shumë e saktë dhe kemi kerkuar sqarim. Kryeministri nuk mund të thirr seancë të jashtzakonshme për lexim të dytë sepse është shkelje, dhe kemi ftuar që kryeministri të tërhiqet nga seanca. Konkludimi kryesor i komisionit është që kryeministri nuk mund të thirr seancë, ai propozon, prandaj kjo seancë nuk duhet të mbahe”, u shpreh Gashi.

Po ashtu  edhe deputetja , Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se seanca e sotme nuk ka objekt dhe nuk duhet të mbahet.

“Perdorimi i standardeve të dyfishta. Kur është thirr seanca për ndalimin e presidentit që të diskutoj për kufijt nuk është hapë seanca me 61 deputetë ndërkaq sot po hapet me 40, kuvendi nuk është i koalicionit por i të gjithve. Unë spo kuptoj cilat janë ato projektligje  të cilat duhet të diskutohen. Është e vërtet që sipas kushtetutës kryeministri të thërras seancë të jashtzakonshme mirëpo nuk ka të drejtë të kërkoj shqyrtim të dytë të projektligjit, kjo është shkelje dhe këtu është shëndrru në dukuri ndërhyrja në pushtete. Sot do të duhej të diskutoheshin skandalet e Hashim Thacit”, tha Haxhiu.

Ndryshe në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kryemnistri Haradinaj, do të shqyrtohet dhe miratohet pakoja e ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese europiane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi