17.5 C
Tirana

Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Më datë:

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar sot komisionet parlamentare, në të cilat ka nisur shqyrtimi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ekonominë, Punësimit dhe Financave ku po prezantohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj projektligji “Për Buxhetin e vitit 2026”, kryetarja e këtij komisioni Milva Ekonomi tha se “më vjen shumë keq që kolegët tanë opozitarë nuk marrin pjesë në komision, sepse ky është një moment që na lidh ne deputetët me jetën e zonës nga e cila vijmë të zgjedhur”.

“Ky është një moment komunikimi për të gjithë zgjedhësit tanë, kolegët e opozitës e humbën këtë shans dhe nuk është mirë për ta. Ne do të vazhdojmë përpara se vendi nuk pret, reformat duhen ndërmarrë”, tha Ekonomi.

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar edhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kreut i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u drejtoi një mesazh një ditë më parë deputetëve demokratë duke iu kërkuar që asnjë mos të marrë pjesë sot në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

“Nesër, e hënë, datë 10 nëntor në mbledhjen e grupit parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Nesër, derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendim final”, thuhet në mesazhin e Bardhit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Thuajse 100% njëlloj”| Celibashi: Testi me Inteligjencën Artificiale në numërim ishte i suksesshëm!

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një...

Kamioni me PVC doli nga Hani i Hotit, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për dy punonjës policie

Dy punonjës policie të pikës kufitare të Hanit të...

Përshkallëzohen vonesat dhe anulimet e fluturimeve në SHBA

Qindra mijëra udhëtarë në SHBA u përballën të dielën...

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar që u...