13.5 C
Tirana

Opozita bën gati shkresën për ODHIR: Këshilli ta firmosi sot

Më datë:

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për: 

1.  A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

2.  A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

3.  A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

4.  A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

5.  Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme. “Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.”- thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar drentuar OSBE/ODIHR-it.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 63 vjeçari në Lushnje

Një 63 vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund...

Ballkani në BE, eksperti: Është në interesin e bllokut, Shqipëria shembull në rajon

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Europiane,...

Policia godet grupin që shpërndante drogë në shkolla, Vocaj: 24 të arrestuar

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit...

“Duhet ende kohë”, Everton dhe Sylvinho “kryqëzojnë gishtat”, Broja shihet si shpëtimtar

Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando...