Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 1.528 terroristë

Ka arritur në 1.528 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmeve tokësore dhe ajrore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në orët e fundit janë neutralizuar 43 pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Që nga fillimi i operacionit e deri më sot numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 1.528.

Më tej është theksuar se operacioni ajror dhe ai tokësor vazhdon me sukses ashtu siç është planifikuar.

– TSK dhe ULS pastrojnë disa fshatra nga terroristët në veri të Afrinit

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kanë pastruar disa fshatra në Afrin nga organizata terroriste PYD/PKK.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në rajon, TSK dhe ULS kanë pastruar nga terroristët fshatrat Karri, Sherbanli, Shedya në veriperëndim të qytetit të Afrinit dhe fshatin Durakli që ndodhet në qytezën Bulbul në veri të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 58 pika, përfshirë një qendër qyteze, 40 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 14 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi