Operacioni Dega e Ullirit, 1873 terroristë të neutralizuar

Gjithsej 1873 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë, njoftoi ushtria turke.

Sipas një deklarate nga Shtatmadhoria e Turqisë, forcat turke janë duke i vazhduar operacionet tokësore dhe ajrore për neutralizimin e anëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH në kuadër të operacionit.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi