Operacioni “Burimi i Paqes”, çlirohen edhe dy fshatra

Çlirohen edhe dy fshatra nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, me ç’rast numri i fshatrave të çliruar është rritur në 13.

Vazhdon operacioni “Burimi i Paqes”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë,

Nga terroristët e YPG/PKK është çliruar fshati Tel Halef dhe fshati Asfar Neccar në pjesën perëndimore rurale të Ras Al-Ayn. Me këtë numri i fshatrave të çliruar është rritur në 13.

SNA vazhdon kërkimet në fshatra, ndërsa merr masa sigurie.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi