Operacion i madh anti-drogë në Peshkopi, 4 të arrestuar, një në kërkim

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi akuzohen për trafik droge. Të arrestuar janë Diamont Kapxhiu, 21 vjeç; Erlind Nura, 24 vjeç; Ernal Shulku, 40 vjeç dhe Kleo Kaleshi, 36 vjeç. Ndërkohë i shpalluri në kërkim është Tajson Tafa, 23 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni anti-drogë u krye pas disa kohësh përgjime dhe ndjekjeje ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen kokainës dhe kanabisit në zonë.

Informacion- Finalizohet pas një hetimi tremujor, operacioni policor i koduar “Eklipsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Shpërndanin doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të qarkut Dibër, vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, 2 automjete dhe 8 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mbledhura se një grup personash posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër regjistruan në Prokurori, procedimin penal për dokumentimin me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pas një hetimi të mirëfilltë tremujor, bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Eklipsi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. K., 21 vjeç, E. N., 24 vjeç, E. Sh., 40 vjeç dhe K. K., 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi T. T., 23 vjeç.

Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi