Omëletë Me Barbunja – E Shijshme Dhe Gati Në Pak Kohë!

Omëleta është një ndër ushqimet më të shijshme dhe plot vlera që ju shoqëron çdo mëngjes,  e cila mund të përgatitet në dhjetra mënyra gatimi.

Ju mund të përdorni një shumëllojshmëri përbërësish që mjafton t’i përziesh me vezën dhe t’i skuqësh.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme dhe krejt unike, të përgatitjes së omëletës me barbunja a, për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen tuaj.

E lehtë dhe e shijshme, kjo omëletë është perfekte për një vakt shumë origjinal!

Përbërësit

150g bishtaja

3 vezë

1/2 qepë e vogël

1 filxhan me koriandër

2 speca jeshil djegës

30 g miell

Kripë për shije

Përgatitja

Filloni duke larë dhe prerë bishtajat në copa rreth 1-2cm. Ziejini në ujë me kripë për 2 minuta.

Më pas kalojini në një tas dhe shtoni aty vezët, kripë për shije, gjysmën e qepës së grirë, një filxhan koriandër të grirë, miellin, specat djegës nësë dëshironi.

Në fund përziejini mirë përbërësit sa të bashkohen me njëri-tjetrin.

Hidheni omëletën në një tigan me vaj të nxehur dhe gatuajeni për rreth 10 minuta nga secila anë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi