Olluri: Në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare

Elmi Olluri kirurg vaskular dhe drejtor i Klinikës Vaskulare në QKU tha se në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare.

“Vetëm 9 pacientë kanë kërkuar ndihmë jashtë vendit. Tani të gjitha operacionet që kryhen në rajon, mund të kryhen në edhe Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në televizionin publik.Sipas tij, problemet më të mëdha të Kirurgjisë Vaskulare, janë një mungese e një salle dhe pajisjet.

Ai bëri me dije se është duke pritur përkrahje nga institucionet. Olluri vlerësoi se ka individë të caktuar që flasin vetëm për përfitime të tyre duke dëmtuar shërbimet publike. Ai tha se ka raste kur pacientë janë operuar në Klinikat e Maqedonisë pa pasur nevojë./KOsova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi