9.5 C
Tirana

OKB: Strategji të përbashkët për të luftuar dhunën në RD të Kongos

Më datë:

OKB-ja ka kërkuar nga misioni i saj paqeruajtës dhe autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos që të hartojnë një strategji të përbashkët për të trajtuar pasigurinë në lindje të vendit si dhe shpërthimin e virusit Ebola.

Deklarata e OKB-së erdhi pas “një vlerësimi të pavarur” ndaj sulmeve të dhunshme që dyshohet se janë kryer nga Forcat Demokratike Aleate, një grup rebel ugandez i cili thuhet se është aktiv në RD të Kongos.

“Ekipi i vlerësimit u përpoq të krijojë rrethanat rreth sulmeve në Beni që ndodhet në provincën Kivu Veriore si dhe sulmet në territorin Mambasa në provincën fqinje Ituri duke synuar reagimin kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj shpërthimit vdekjeprurës të virusit Ebola”, thuhet në deklaratë.

Në dy muajt e fundit rebelët kanë vrarë 150 civilë në Beni dhe qytetet fqinje duke shkaktuar protesta të mëdha, ndërsa në disa raste edhe sulme ndaj objekteve të OKB-së.

Tetorin e kaluar u ndërmor një operacion ushtarak në pjesën lindore të vendit kundër grupeve të armatosura.

Ushtria në nëntor vrau Mouhamed Mukubwa-n, një nga udhëheqësit kryesorë të Forcave Demokratike Aleate, në një pyll në Beni.

Autoritetet lokale dhe grupet e shoqërisë civile thonë se Forcat Demokratike Aleate kanë vrarë më shumë se 1.000 njerëz në rajonin Beni që nga viti 2014.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...