14.5 C
Tirana

OKB reagon ndaj planit të Britanisë për të dërguar emigrantët e parregullt në Ruandë

Më datë:

Kombet e Bashkuara (OKB) reaguan ndaj planit të Britanisë për të dërguar në Ruandë për procedurat e azilit emigrantët e parregullt që mbërrijnë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, theksohet se kundërshtojnë fuqimisht dërgimin e refugjatëve dhe emigrantëve të parregullt në vendet e treta.

“Veprime të tilla janë për të shmangur përgjegjësinë për sigurimin e azilit dhe për të shkelur Konventën për Refugjatët”, thuhet në deklaratë.

Njerëzit që largohen nga lufta, konfliktet dhe përndjekja politike kanë nevojë për mëshirë dhe solidarizim, thuhet në deklaratën në të cilën më tej theksohet se “Këto persona nuk mund të dërgohen jashtë për procedura duke u trajtuar si sende tregtie”.

Po ashtu thuhet se Britania ka përgjegjësinë të sigurojë mbrojtje për ata që kërkojnë azil në vend dhe se ky vendim i marrë kërcënon parimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve, i cili ka shpëtuar miliona jetë.

Në deklaratë, Komisioneri i ka bërë thirrje Britanisë dhe Ruandës që të rishikojnë planin në fjalë.

Plani për të dërguar në Ruandë emigrantët e parregullt

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, dje njoftoi se refugjatët ose emigrantët që hyjnë në vend nëpërmjet rrugëve të paligjshme do të vendosen në Ruandë.

Ndaj planit, krahas opozitës, reaguan edhe organizatat e shoqërisë civile. Në këtë kuadër qeveria për aplikuesit e suksesshëm do të sigurojë një paketë mbështetje 5-vjeçare duke përfshirë të gjitha të drejtat për punë, jetesë, shëndetësi dhe arsim në Ruandë.

Ndërkaq, ata të cilët nuk u pranohen aplikimet do të dërgohen në vendet e tyre ose në ndonjë vend tjetër ku ata kanë leje qëndrimi, në të cilin mund të marrin sërish statusin e emigrantit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...