“OKB mbështet gjithmonë përpjekjet për paqen në Afganistan”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka përshëndetur përparimin e fundit në bisedimet e paqes në Afganistan midis SHBA-ve dhe talebanëve, (AA).

Duke u adresuar në një konferencë ndërkombëtare mbi refugjatët, të mbajtur në Islamabad të Pakistanit, Guterres tha se OKB-ja mbështet gjithmonë përpjekjet për paqen në Afganistan.

Në hapjen e ngjarjes që shënon praninë katër-dekadëshe të refugjatëve afganë në Pakistan, Guterres shprehu shpresë se përpjekjet për paqe do të çojnë në negociata brenda-afgane për t’i hapur rrugën paqes së qëndrueshme në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

“Ne e dimë se sfidat e mëdha janë përpara, por mesazhi i kësaj konference dhe prania e kaq shumë zyrtarëve të lartë të qeverive nga e gjithë bota është një dëshmi e angazhimit të hapur për një partneritetit të ri për solidaritetin dhe të ardhmen më të mirë për popullin e Afganistanit dhe Pakistanit, si dhe për botën”, deklaroi Guterres.

Në seancën e hapjes së konferencës dy-ditore po ashtu të pranishëm ishin kryeministri pakistanez, Imran Khan, i dërguari i lartë amerikan për paqen, Zalmay Khalilzad, zv/presidenti afgan, Muhammad Sarwar Danish, zv/ministri turk i Punëve të Brendshme, İsmail Çataklı, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, si dhe zyrtarë të tjerë të larta nga afro 20 vende.

Guterres vlerësoi angazhimin e Pakistanit për pritjen e miliona refugjatëve afganë gjatë 40 viteve të fundit, duke theksuar se, “Pakistani sot akoma është vendi i dytë për strehimin më të madh të refugjatëve në botë. Në çdo vizitë këtu, unë jam prekur nga rezistenca dhe bujaria e jashtëzakonshme. Pashë solidaritet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

Duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të mbështesë vendet pritëse të refugjatëve, shefi i OKB-së tha se, “Ne duhet të pranojmë që mbështetja ndërkombëtare për Pakistanin ka qenë minimale në krahasim me përpjekjet tuaja kombëtare. Përderisa shohim sfidat përpara, komuniteti global duhet të zgjohet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi