OKB: Irani dhe Izraeli t’u japin fund veprimeve provokuese

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Stephane Dujarric tha se Guterres u bën thirrje Izraelit dhe Iranit që “t’u japin fund veprimeve provokuese”.

Dujarric në brifingun e tij ditor tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po ndjen shqetësim të thellë për lajmet se forcat iraniane kanë shkrepur raketë nga Siria në drejtim të Izraelit, si dhe për sulmet hakmarrëse të Izraelit.

“Sekretari i Përgjithshëm bën thirrje që t’u jepen fund të gjitha veprimeve provokuese dhe armiqësore në mënyrë që të mos përjetohet një konflikt i ri në rajon, ku aktualisht po ndodhin konflikte të tmerrshme”, tha Dujarric.

Ushtria izraelite ka thënë se forcat iraniane kanë shkrepur rreth 20 raketa nga Siria në drejtim të Izraelit. Ndërsa Irani ka mohuar pretendimet se ka kryer “sulm me raketë ndaj Izraelit”.

Si përgjigje ndaj këtij sulmi, Izraeli goditi me avionë luftarakë 26 pika në Siri ku ishin të vendosura forcat e Iranit./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi