OKB dërgon 17 kamionë me ndihma në Idlib

Kombet e Bashkuara kanë dërguar ndihmë humanitare për banorët e qytetit sirian Idlib ndërsa bëhet fjalë për autokolonë prej 17 kamionëve.

Siç lajmëroi gazetari i AA-së nga Hatay, autokolona me ndihma humanitare ka kaluar në territorin e Sirisë përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu.

Mësohet se kjo ndihmë humanitare gjatë disa ditëve të ardhshme do t’u shpërndahet banorëve brenda dhe rreth qytetit të Idlibit.

Idlibi është enklava më e madhe nën kontrollin e opozitës në Siri. Në shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendosën zona të sigurisë për civilët.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni ndërsa forcat lojale të regjimit të Asadit kryen një varg sulmesh artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri (SNHR) në raportet e fundit theksoi se gjatë sulmeve të regjimit nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë së paku 68 ndërsa janë plagosur 260 civilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi