OKB “bën bashkë” Kurtin dhe Erdogan, dy liderët takim me dyer të mbyllura

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York.

Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të liderëve botërorë në New York, për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara, shkruan Anadoli.

Sipas raportimeve, takimi mes Erdoğan dhe Kurtit është mbajtur në Türkevi dhe ka qenë i mbyllur për mediat.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, shefi i Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Çağrı Erhan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...