OKB, ambasadorja britanike dakordohet me paralajmërimet e Erdoganit për Idlibin

Ambasadorja e përhershme e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce deklaroi se plotësisht pajtohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili më herët paralajmëroi për pasoja të mundshme nga sulmet e reja në Idlib të Sirisë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbrëmë mbajti një seancë me kërkesë të Rusisë, ku tema kryesore ishte gjendja në Idlib të Sirisë dhe samiti trepalësh i cili kohët e fundit në Teheran mblodhi krerët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Ambasadorja britanike Pierce në adresimin e saj tha se pajtohet me presidentin Erdogan, i cili në artikullin e shkruar për “Wall Street Jurnal” paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar se do të mbajë përgjegjësi nëse nuk parandalon ofensivën ushtarake të presidentit sirian Bashar al-Assad në Idlib.

“Duhet të vendosim nëse duam të mbështesim sulmet e Rusisë dhe Assadit mbi Idlibin, apo planin e Turqisë që opozita të largohet dhe të luftojë terroristët në rajon, dhe brenda kësaj kohe forcat e regjimit dhe Rusisë të mos sulmojnë. Këshilli duhet të flasë rreth kësaj”, ka thënë Pierce.

Idlib është një provincë siriane e cila njihet si kështjella dhe enklava më e madhe e opozitës siriane. Ky është një rajon i cili në kuadër të procesit paqësor në Astana është shpallur “zonë e deeskalimit”.

Rreth 4 milionë banorë nga rojni frikohen se forcat e regjimit të Assadit mund të nisin sulme të reja./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi