7.5 C
Tirana

OFL iu kërkon burimet e pasurisë dy të dënuarve në Tiranë dhe vrasësit vlonjat

Më datë:

Operacioni “Forca e Ligjit” iu dërgon formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre personazheve të tjerë të botës së krimit.

 Duhet të deklarojnë burimet e pasurisë shtetasit Orgest Balla, Endrit Qyqja dhe Geno Lena, të tre të dënuar për vepra të rënda penale.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– E. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;

– G. L., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...