OBSH rrit nivelin e rrezikut global për koronavirusin në nivelin “shumë i lartë”

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se kanë rritur nivelin e rrezikut global për koronavirusin e ri (Covid-19) nga “i lartë” në nivelin “shumë i larë”.

Në një konferencë për media në qendrën e OBSH në Gjenevë, Ghebreyesus tha se “Kemi rritur nivelin e rrezikut global nga i lartë në nivelin shumë i larë”.

Pasi ka bërë të ditur se vendet ku është regjistruar virusi mund ta marrin këtë nën kontroll me masat e duhura, Ghebreyesus shtoi se zyrtarët e OBSH-së nuk e kanë shpallur situatën e “pandemisë” me arsyetimin se “nuk është përhapur në të gjithë botën”.

Ghebreyesus tha se në Kinë ku është shfaqur Covid-19, që nga mëngjesi i sotëm ka arritur në 78.959 numri i të prekurve ndërsa numri i personave të vdekur në 2.791.

Ndërsa jashtë Kinës që nga dita e sotme janë përcaktuar 4.351 raste në 49 vende në të cilat kanë humbur jetën gjithsej 67 persona, informoi më tej Ghebreyesus.

Ai theksoi se që nga dje janë shënuar rastet e para në Danimarkë, Estoni, Lituani, Holandë dhe Nigeri, ku të gjitha këto raste kanë lidhje me epideminë në Itali nga e cila rastet e Covid-19 janë përhapur në 14 vende ndërsa nga Irani në 11 vende.

“Rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve dhe numrit të vendeve të prekura është shqetësuese”, tha Ghebreyesus, duke shtuar se ekspertët e OBSH-së kanë përshpejtuar vlerësimet lidhur me ndikimin dhe rrezikun e përhapjes së Covid-19 në nivel global.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi