Nxehen gjakrat, Bardhi paralajmëron Ramën: Fundi jot i tmerrshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi bën përgjegjës për situatën në vend dhe përplasjet në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita kryeministrin Edi Rama.

Në një status në “Facebook”, Bardhi shkruan se sulmi ndaj qytetarëve është i urdhëruar nga Rama dhe ai do mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social. Ai paralajmëron kryeministrin se fundi i tij do jetë i tmerrshëm.

“Sulmi ndaj qytetarëve në gjithë Shqipërinë është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama.
Edi Rama do mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social, dhunën ndaj qytetarëve dhe për cenimin e stabilitetit demokratik të vendit. Fundi i tij do jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje të votave, krim të ri zgjedhor në 2019, nuk ka për të pasur.
Të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë! Asnjë hap pas!”, deklaron Bardhi.

Bardhi Fb

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi