17.5 C
Tirana

Nuredin Dumani ishte nisur për ta vrarë, Elton Kila dëshmon në GJKKO: Nuk e kam besuar

Më datë:

Në sallat e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon të shqyrtohet një prej dosjeve më të nxehta të botës së krimit “Plumbi i Artë”.

Si pasojë e dëshmive të Nuredin Dumanit në këtë dosje është zbuluar edhe tentativa për vrasjen e Elton Kilës në Elbasan. Ky i fundit ditën e sotme ka qenë i pranishëm në seancë ku ka dhënë dëshmitë e tij.

Ditën që u arrestua, Nuredin Dumani ishte nisur për t’i bërë atentat Kilës, por përfundoi vetë nën breshëritë e armës. Kila tregoi në gjykatë dinamikën e asaj dite teksa bëri me dije se nuk ka qenë në Elbasan atë 29 mars.

“Ditën kur ka ndodhur plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen dhe kam para nga lajmet plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit unë kam qenë në Gjermani. Kisha ikur në 7:00 të mëngjesit të asaj dite. Më pas unë jam kthyer në Shqipëri pas një jave. Më pas kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë atentat mua, domethënë pas dy muajsh doli në lajme që Nuredin Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Nuk e mbaj mënd kush ma ka thënë këtë gjënë, por s’e kam besuar, sepse s’kishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz, por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë, nuk e dija me parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar ngaqë kanë qenë në Elbasan, por këtë se njihja. Unë s’kam asnjë lloj lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova se nuk doja t’i lija njollë shtëpisë. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina e djegur, policia: Në mjet u gjetën katër armë zjarri

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin...

Agjenti i AMP-së i plagosur në Rinas në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë...

Rinas, atentat ndaj një automjeti – një person humb jetën, një tjetër plagoset

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet...

Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin...