Numri në rritje i rasteve të reja me COVID-19, Turqia aplikon masat më rigoroze që nga fillimi i pandemisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar mbrëmë vënien e masave më rigoroze që nga fillimi i pandemisë, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19, që përfshijnë zgjerimin e orës policore gjatë çdo dite të punës dhe gjatë fundjavave.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Erdogan tha se ora policore nga sot do të zgjasë nga 21:00 deri më 5:00 – gjatë çdo dite punë, kurse në fundjavë ndalimi i lëvizjes do të hyjë në fuqi nga e premtja në ora 21:00 deri në të hënën në ora 5:00.

Gjatë periudhave të caktuara në kohën e orës policore, do të mund të punojnë dyqanet me artikuj ushqimor dhe depotë që furnizojnë dyqanet.

E personat mbi 65-vjet dhe ata më të ri se 20, do të mund të qëndrojnë jashtë shtëpisë vetëm tri orë në ditë, por nuk do të guxojnë të përdorin transportin publik, të marrin pjesë në ahengje dhe ceremoni mortore.

Autoritetet e këtij vendi kanë raportuar sot 31.219 raste të reja si dhe 188 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi