Numri i zv/ministrave nuk e kalon numrin e atyre në qeverinë e kaluar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se numri i zv/ministrave në qeverinë e tij është nën numrin e zëvendësministrave që kanë qenë në qeverinë e kaluar, ani pse nuk lavdërohet për këtë numër të tyre, ndërkohë që ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri Isa Mustafa duke e quajtur të pavërtetë.

Haradinaj ka thënë se ish-qeverisja Mustafa ka pasur 74 zv/ministra, por se kjo nuk është bërë shumë e madhe.

Haradinaj: Numri i zv/ministrave nuk e kalon numrin e atyre në Qeverinë e kaluar

“Sa i përket qeverisë së tashme ju them të drejtën që nuk do të kishte përkrahjen për miratimin e një ligji që do të ndërhynte tash në qeveri. nuk them se është lajm i mirë numri i zv/ministrave është produkt i mënyrës si është krijuar kjo qeveri. Nuk lavdërohem me këtë numër është ende nën numrin e qeverisë së kaluar, por nuk është arsyetim. Diku 74 ose 76 ka pasur qeveria e kaluar por nuk kanë bërë zhurmë, porse ka të dhëna që ekzistojnë për këtë. në janar do ta marr obligim që këta zëvendës ta nxjerrin pagën e vet duke u shërbyer qytetarëve”, tha Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket ligjit për Qeverinë, kreu i ekzekutivit tha mund ta sjellë në Kuvend këtë ligj, vetëm nëse pajtohen të gjitha partitë që ai të hyjë në fuqi pas përfundimit të mandatit të Qeverisë aktuale.

Haradinaj: Ligjin për Qeverinë e sjelli në Kuvend pas një dakordimi mes partive

“U mundova me dhënë një perspektive edhe kohore. Ligjin për qeverinë mendoj me sjellë në Kuvend në një moment të një dakordimi politik që të paktën ata që formojnë Qeveri pas meje të kenë një kornizë ligjore. Sot partitë e koalicionit që kemi formuar qeverinë kuptohet që i kanë pritjet e veta për përfaqësim. Nesër nëse kjo është e kornizuar e ne e votojmë në parlament por që hyn në fuqi për një qeveri e ardhshme do të ishte formulë e duhur”, u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit aktual Ramush Haradinaj i cili tha se qeveria e kaluar ka pasur numër më të madh të zv/ministrave sesa qeveria aktuale.

Mustafa tha se qeverisja e kaluar ka pasur 47 zëvendësministra duke i quajtur të pavërteta deklaratat e Haradinajt.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. ministra. Numri maksimal në çdo periudhë të qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë”, shkruan ai në facebook. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi