Numër rekord i votuesve në diasporë për zgjedhjet në Turqi

Komisioni Suprem Zgjedhor i Turqisë (YSK), bëri të ditur se është shënuar një dalje rekord e votuesve në diasporë për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare të cilat të dielën do të mbahen në Turqi.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 24 qershor, për çka votuesit turq që jetojnë jashtë vendit, që nga data 7 qershor kanë mundur të votojnë në vendvotimet në zyrat diplomatike të vendit.

YSK kumtoi mbrëmë se është mbyllur votimi në 51 shtete dhe se dalja e votuesve ka qenë 48.78 për qind.

Ky është një numër rekord i votuesve turq në diasporë.

Sipas të dhënave të cilat i publikoi Komisioni Zgjedhor, në diasporë kanë votuar gjithsej 1.486.408 votues, nga gjithsej mbi tre milionë të regjistruar.

Votuesit turq në diasporë do të mund të votojnë deri më 24 qershor në ora 17:00, në të gjitha qendrat e hapura në vendkalimet kufitare turke.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.

Gjithsej 59.391.328 votues të regjistruar do të kenë të drejtën e votës, prej të cilëve 56.342.263 gjenden brenda Turqisë dhe 3.049.065 jashtë saj.

Presidenti i tanishëm, Recep Tayyip Erdoğan detyrën e presidentit e ushtron që nga viti 2014, kur për herë të parë presidenti i Turqisë u zgjodh me vota të qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi