“Nuk u përmbushën pritjet e populllit iranian”

Zv/presidenti i parë i Iranit, Ishak Xhihangiri deklaroi se populli Iranian po përjeton probleme ekonomike, politike dhe kulturore. Ai shtoi se nuk u përmbushën pritjet e populllit iranian.

Xhihangiri, në një fjalim të mbajtur në programin përkujtimor në Teheran, me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së ish-presidentit të Iranit Ajetullah Hashimi Rasfanxhani, duke folur për protestat e mbajtura në Iran tha se “Populli ynë ka probleme ekonomike, politike dhe kulturore”.

Sipas tij, kërkesat e popullit duhet të përmbushen. “Ne duhet t’i mbajmë të hapur rrugët e komunikimit, në mënyrë që kundërshtimet të mos shndërrohen në dhunë dhe urrejtje. Kjo çështje e dëmton unitetin shtetëror. Dialogu është rruga e zgjidhjes së problemeve shtetërore”, tha Xhihangiri.

Ai u shpreh se ish-presidenti i Iranit Rafsanxhani ka qenë një politikan i mirë i cili i kuptonte problemet e popullit. Xhihangiri thotë se edhe periudha e marrëdhënieve të mira mes shteteve arabe dhe Iranit ka qenë periudha kur Rafsanxhani ishte president.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demonstruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend.

Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad.

Gjatë protestave në Iran është njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona, ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi