Nokia me kamerë të dyfishtë

Pak muaj para lansimit zyrtar janë publikuar specifikat e telefonit më të ri të Nokias.

Pajisja Nokia 9 pritet të ketë kamerë të dyfishtë për selfie, e cila do të jetë 5 megapixel. Kamerat kryesore do të jenë me 12 megapixel dhe tjetra me 13 megapixel sensor. Pajisja do të operojë me sistemin e ri të Google, Android Oreo.

Specifikat tjera të Nokia 9 përfshijnë ekranin 5.5-inç OLED me rezolucion QHD 2560×1440 pixels. Telefoni do të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe 6 gigabajt RAM. Memoria e brendshme do të jetë 128 gigabajt me mundësi zgjerimi përmes microSD.

Nokia 9 pritet të zyrtarizohet në janar dhe do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave në muajin shkurt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi