8.5 C
Tirana

Noka: PD ka hapësira të pamata për gratë dhe rolin e tyre

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas për rolin e grave në politikë, premtoi se në zgjedhjet e ardhshme roli i tyre do të jetë shumë më i madh.

“Gratë në shoqërinë shqiptare kanë qenë dhe janë një nga shtyllat kryesore të familjes dhe shoqërisë. Një specifikë në kushtet tona është se gratë në Shqipëri kanë qenë bashkëluftëtare të përhershme edhe në mbajtjen e familjes, por kanë një rol më të madh se burrat në ndërtimin e të ardhmes së shoqërisë, pasi edukojnë brezat e ardhshëm. Megjithatë në kushtet e Shqipërisë, përfshirja e tyre nuk ka qenë gjithmonë e duhura dhe roli i tyre ka qenë edhe më i kufizuar në politikë”, tha ai.

Sipas tij, kjo është një padrejtësi që duhet korrigjuar.

“Ne mendojmë se roli i grave nuk është thjesht rol i rëndësishëm, por në një shoqëri demokratike, roli i grave është i pazëvendësueshëm. Kur gratë marrin pjesë aktive në politikë, shoqëria përfiton një qasje tjetër më gjithëpërfshirëse, më të drejtë, më të barabartë. Madje mund të them se shoqëria bëhet edhe më paqësore kur ndërhyn dhe ndikon gruaja dhe gratë”, u shpreh Noka.

Noka më tej u shpreh se Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq si pasojë e politikave të qeverisë shqiptare. Megjithatë, ai e sheh pozitiv vendimin e BE për hapjen e negociatave.

“Kjo është një dritë jeshile për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse zhvillimet politike dhe sociale këto 11 vite kanë qenë dhe janë dramatike në çdo këndvështrim. Dhuna dhe diskriminimi janë dy tipare të skalitura në fytyrën e kësaj qeverie dhe këtij regjimi. Ato kanë ecur këto 11 vite paralelisht me krimin dhe korrupsionin në këtë qeveri. Kjo qasje e kësaj qeverie ka sjellë pasoja në familjen dhe shoqërinë shqiptare”, tha Noka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...