Njihuni me plazhet më të bukura të Amerikës

Të rrethuar nga Oqeanet Atlantik dhe Paqësor, Gjiri i Meksikës dhe Liqenet e Mëdha, më shumë se gjysma e shteteve në SHBA shtrihen në të paktën një nga brigjet e mrekullueshme të vendit.

Me afro 100,000 milje vijë bregdetare, jo çdo plazh i rëndësishëm në SHBA merr njohjen që meriton. Ndërsa plazhet e Kalifornisë dhe Florida tërheqin turistë nga e gjithë bota, në shumë zona të tjera ka po ashtu pamje mahnitëse buzë detit.

Më poshtë do ju njohim me disa nga plazhet më të bukura në brigjet e Amerikës:

-Plazhi i rërës në Parkun Kombëtar Acadia në Maine është i rrethuar nga gjelbërimi mahnitës.

Sand Beach at Acadia National Park, Maine.

I gjendur në Karolinën e Veriut, “Shackleford Banks” ka ujë të kristaltë dhe në barin e plazhit gjen gjithmonë kuaj të egër.

Shackleford Banks, Cape Lookout National Seashore, North Carolina.

Plazhi Marconi, i cili shtrihet përgjatë Bregut Kombëtar të Cape Cod, është një nga plazhet më të bukura të Massachusetts.

Marconi Beach in Cape Cod, Massachusetts.

-“Crandon Park” në Key Biscayne Beach është një nga plazhet më mahnitëse të Florida-s.

Crandon Park in Florida.

-Sipas US News & World Report, “Cape May” është shtëpia e plazheve më të mira të New Jersey, edhe për shkak të arkitekturës mahnitëse të shekullit të 19-të që shtrihet në breg të detit.

Cape May Beach in New Jersey. 

-Plazhi i largët “Sandbridge” në Virxhinia është një nga plazhet më të mrekullueshëm të shtetit.

Sandbridge Beach in Virginia. 

-US News & World Report e quajti ishullin Kiawah “parajsa e Karolinës së Jugut”.

Kiawah Island in South Carolina

-Pemë të thata mund të gjenden përgjatë plazhit unik “Driftwood” të Gjeorgjisë.

Driftwood Beach in Jekyll Island in Georgia. 

-“Laguna Beach” i Kalifornisë.

Laguna Beach in California

-“Biloxi Beach” është një vend i mrekullueshëm për t’u qetësuar në Mississipi gjatë muajve të nxehtë të verës.

Biloxi Beach in Mississippi

-Plazhi “Ruby” i Uashingtonit në Parkun Kombëtar Olimpik njihet për shkëmbinjtë unikë.

Ruby Beach in Washington.

-“Rotary Beach” u ofron vizitorëve një shans për të përjetuar Alaskën Juglindore në më të mirën e saj.

Rotary Beach in Alaska

-Parku Shtetëror “Cape Henlopen” në Delaware është shtëpia e pyjeve me pisha dhe më shumë se 6 milje vijë bregdetare.

Cape Henlopen State Park in Delaware

-“Michigan City Beach” në Indiana është shtëpia e 2 miljeve plazh.

Michigan City Beach in Indiana

-“Grand Isle” i Luizianës: një arratisje e përsosur për kampe, piknik dhe surf!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi