Një zv/ministër më pak, vjen kjo dorëheqje

Zv/ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Beka, i cili edhe ka dhënë arsyet se pse është larguar nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zv/ministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zv/ministrit në MZHE para tetë muajve.

Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asamblistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi