Një Ursula Corbero shqiptare, Xhensila Myrtezaj i lë të gjithë pa fjalë me look-un e ri

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit.

Ajo ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e jashtme por kësaj here i ka lënë të gjithë pa fjalë me look-un e fundit.

Këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet me flokë të shkurtra dhe duket kaq ndryshe.

Adhuruesit e saj e kanë komplimentuar për paraqitjen e re ndërsa kanë qenë të shumtë ata që e kanë krahasuar me Úrsula Corberó, aktoren spanjolle që luan Tokyo-n në serialin e famshëm “La Casa De Papel”. “Duroni”, kjo është kërkesa e Xhensilës për fansat.

Me siguri, pamja e re ka të bëjë me klipin e ri që do të sjellë këngëtarja.

Sakaq, kujtojmë që Xhensila është angazhuar tashme dhe në biznes, me lançimin e linjës së saj me produkte kozmetike.

Projekti më i fundit i saj është dueti me Lumi B, ndërsa pritet të sjellë së shpejti dhe këngën me Klajdi Harunin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi