17.5 C
Tirana

Një tjetër virus godet Kinën

Më datë:

Kina nuk po gjen qetësi nga viruset. Pasi Covid-19 u përhap për herë të parë ne provincën e Wuhan të Kinës, ky vend tani do të përballet me virusin e gripit të shpendëve.

Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41-vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve, H10N3.

Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera.

Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.

H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.

Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

WhatsApp hap dyert për bisedat me përdorues të aplikacioneve të tjera

Kompania Meta po përgatitet të sjellë një ndryshim të...

Peshëngritje, Ertjan Kofsha renditet në vendin e katërt në Lojërat Islamike

Peshëngritësi Ertjan Kofsha u rendit në vendin e katërt...

Rinumërimi në Mitrovicë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës bëri të ditur...

“Skemë mashtrimi me bursa fiktive: Tre të arrestuar, dy në kërkim”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”. Zbulohet në Selitë,...