Një tjetër rast i lisë së majmunit është zbuluar në Zvicër

Bëhet e ditur se një banor i Cyrihut është personi i tretë që rezulton pozitiv me virusin brenda një jave, pas dy personave të tjerë të infektuar, në Bernë dhe Gjenevë.

Të tre rezultuan pozitivë pas një udhëtimi jashtë vendit.

Në mbarë botën, rastet e lisë së majmunëve po përhapen me shpejtësi, me më shumë se 330 të raportuara të premten, dukshëm nga 90 të konfirmuara javën e kaluar.

Për momentin, zyrtarët zviceranë nuk po bëjnë gjë tjetër veçse të monitorojnë evolucionin e virusit në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare shëndetësore dhe ekspertët, sipas Linda Nartey, nënkryetare e Zyrës Federale të Shëndetit Publik.

Ajo shtoi se ky virus besohet të jetë më pak i transmetueshëm se Covid dhe për momentin nuk ka asnjë indikacion për shfaqjen e një pandemie tjetër në Zvicër, apo diku tjetër.

Sidoqoftë, “ne duhet të shikojmë shpërthimet dhe në çdo rast të kryejmë menjëherë gjurmimin e kontaktit për të ndërprerë shpejt çdo zinxhir transmetimi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi