Një tërmet 6.1 ballë godet Japoninë

 

 

Të paktën 5 persona janë plagosur si pasojë e një tërmeti prej 6.1 ballësh sipas Rihterit që goditi Japoninë.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se tërmeti me epiqendër në qytetin Oda pranë rajonit Shimane, është regjistruar në thellësi prej 12 kilometrash.

Në tërmetin i cili ka ndodhur në orën 01:32 sipas orës lokale janë plagosur gjithsejt 5 persona, 4 prej tyre në qytetin Oda, kurse një në qytetin Izumo.

Për shkak të tërmetit në qytetin Oda erdh deri tek ndërprerja e energjisë elektrike dhe ujit ndërsa disa ndërtesa dhe rrugë u dëmtuan.

Qendra për Informim për Trafikun Rrugor të Japonisë njoftoi se disa linja të trenave në rajon janë anuluar për shkak të tërmetit.

Zyrtarët bënë të ditur se trafiku nuk është ndikuar nga tërmeti dhe se nuk ka ndonjë problem në centralin bërthamor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi