Një recetë e vjetër mund të jetë zgjidhja për Alzheimerin

Më datë:

Shkencëtarët e Harvard Medical School thonë se kanë gjetur një çelës që mund të zbërthejë misteret e shumta të Alzheimerit dhe plakjes së trurit: litiumin.

Litiumi përdoret si stabilizues humori për personat me çrregullim bipolariteti dhe depresioni. FDA e ka miratuar në vitin 1970, por mjekët e kanë përdorur për thuajse një shekull përpara kësaj.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë provuar se litiumi gjendet në trupin tonë në sasi të vogla dhe qelizave u nevojitet që ato të funksionojnë normalisht. Duket se ka një rol kyç edhe në shëndetin e trurit.

Në eksperimentet e publikuara në Nature, shkencëtarët treguan se ulja e sasisë së litiumit në dietën e minjve bëri që truri i tyre të pësonte inflamacion dhe ndryshime që lidhen me plakjen e përshpejtuar.

Te minjtë që ishin kryqëzuar për të pasur të njëjtat ndryshime në tru si pacientët me Alzheimer, dieta e varfër me litium nxiti pllakëzimin e disa proteinave që  krijojnë ngatërresa në tru dhe humbje të kujtesës.

Ruajtja e niveleve të litiumit i mbrojti minjtë nga ndryshimet e trurit që lidhen me Alzheimerin. Ata u  dhanë minjve orotorat litiumi dhe ata rifituan aftësinë për të gjetur rrugën në labirinte dhe identifikuar  sende të reja.

Sigurisht, kjo nuk do tq thotë që njerëzit duhet të marrin suplemente litiumi, thonë shkencëtarët sepse duhet gjetur doza e duhur për njerëzit.

Pacientët që marrin doza litiumi të cilat janë më të larta sesa dozat e përdorura në studim, mund të pësojnë helmim të tiroides ose veshkës. Sasia normale e litiumit në organizëm dhe përqendrimet që ata u dhanë minjve janë të vogla, rreth 1000 herë më shumë sesa doza e rekomanduar për çrregullimin bipolar.

Nëse kërkimet e mëtejshme do të mbështesin rezultatet premtuese të studimit, mund të ketë trajtime të reja dhe analiza diagnostikuese për Alzheimerin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...