“Një puthje, se ma nxive”! Jepet vendimi për pedagogun e Elbasanit, ja sa ditë do qëndrojë në burg

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi.

Pedagogu u arrestua pasi u denoncua nga një emision investigativ, ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një studenteje, me qëllim që ta ndihmonte të merrte provimet. Ai prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij dhe kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për të. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun Himçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi