Një makineri perfekte, rekord pas rekordi, Milan thyen edhe Sampdoria, mban Inter 5 pikë larg

Ky Milan nuk di të ndalet, një skuadër që di të fitoj edhe atëherë kur i mungojnë tre elementë thelbësorë, një për çdo repart, Ibra, Bennacer dhe Kjaer.

Skuadra e Pioli shfaqi sërish një ekip shumë të disiplinuar, taktik, cinik sa duhet, mbi të gjitha di dhe të vuaj.

Ndaj Sampdoria siguroi fitoren e shtatë radhazi në transfertë, përfshi këtu edhe dy ndeshje nga edicioni i shkuar.

Kjo ishte fitorja e 8 në kampionat, nga dhjetë ndeshje, për të gjetur një ecuri të tillë duhet të shkojmë në sezonin e largët 1954-55. Falë këtij suksesi, Milna përforcon gjithnjë e më shumë pozitat si kryesues duke mbajtur Inter me 5 pikë larg.

Mbase është shumë herët të flasësh për titull por në Serie A për momentin nuk ka një skuadër më të mirë se Milan, e të mendosh që kanë një ekip me një mesatare 23 vjeç, formacioni që zbriti në fushë kundër Sampdoria.

Për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Kessie nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45-të ndërsa Castillejo finalizoi një aksion model në minutën e 77-të. Në minutën e 82-të Ekdal ngushtoi shifrat por vetëm kaq, Milan mori në shtëpi një tjetër trepikësh ndërsa duke nisur nga sfida e radhës, kundër Parma në fushë rikthehet edhe Ibra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi