Një iPhone 6 në flakë, mister arsyet (video)

Në një video që qarkullon në internet, ju mund të shihni një iPhone 6 që merr flakë teksa qëndron mbi korskotin makinës, ndërsa kjo e fundit është në lëvizje, e në sfond dëgjohen dhe britmat e një gruaje që ishte në të.

“Telefoni im është në zjarr! Telefoni im po digjet”, klithte ajo duke kërkuar ndihmë.

Sipas burrit të saj, ajo e dërgoi telefonin për ta riparuar dhe zëvendësuar baterinë. Edhe pse telefoni u kthye siç ishte, asaj iu refuzua kompensimi për dëmin, pasi nuk u gjend asnjë arsye.

Çifti ende po negocion për kompensimin, ndërkohë që shumë fajësojnë gruan që e la telefonin të ekspozuar ndaj diellit.

Dyqani ku ajo zëvëndësoi baterinë, në Shangai, ka licencën e Apple për të riparuar iPhone, por nuk pati asnjë shpjegim se pse mori flakë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi