Më shumë se sa çështje ditësh, sipas mediave italiane, është thjeshtë çështje orësh që Dusan Vlahovic të transferohet tek Juventus. “Zonja e Vjetër” ka gjetur akordin total me sulmuesin serb, janë zgjidhur edhe detajet e fundit në lidhje me pagën e tij, ndërsa tashmë mbetet vetëm që Juve dhe Fiorentina të hedhin të zezën mbi të bardhë, të mbyllin zyrtarisht këtë transferim.
Drejtuesit e Juve kanë paraqitur një ofertë prej 65/67 milionë euro plus bonuse. Në këtë tratative ka pasur një rol shumë thelbësorë edhe vetë lojtari i cili ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu transferuar në Torino duke vendosur në një pozicion të vështirë edhe drejtuesit e Fiorentinës të cilët kishin në tavolinë një ofertë më të majme nga ana e Arsenal.
Ky fakt nuk është pritur mirë nga tifozët e Fitores të cilët kanë shprehur hapur pakënaqësinë në raport me sulmuesin serb duke shpalosur një banderolë.
Në lidhje me Juve, afrimi i Vlahovic i detyron tani të jenë aktiv në dalje ku pritet të largohen Arthur, Ramsey, Bentancur madje edhe Moratta i cili konsiderohej deri para pak ditësh si i pashitshëm nga Allegri.