Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit/ Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Lajmin për nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

POSTIMI:

‘Miremengjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë.’-shkruan Rama.

Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi