Nis sot prishja e Tregut Elektrik, tregtarët në protestë, peticion bashkisë: Mallin do e hedhim në Lanë

Në një kohë kur sot parashikohet që të nisë prishja e tregut elektrik të vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit, tregtarët protestojnë kundër vendimit të bashkisë së Tiranës.

Teksa në këtë treg ndodhen forca të mëdha policore, rreth 150 tregtarë janë mbledhur aty, ndërsa kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për mallrat e tyre.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes, gazetari Erjon Skëndaj pohoi se këta tregtarë kanë dorëzuar një peticion kundër prishjes së tregut në Bashki, por që sipas tyre nuk u mor parasysh. Ndonëse ata kërkuan një takim me kryebashkiakut Veliaj, ky i fundit nuk i ka pritur tregtarët, por një drejtoreshë sektori. “Nuk kemi ku të çojmë mallin. Me këtë ushqejmë fëmijët. Do i hedhim në Lanë.”, tha një prej tregtarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi