Nis puna për profilizimin e Universitetit të Korçës

Universitetet e rretheve duhet të profilizohen. Kështu deklaroi nga Korça ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila tha se edhe për universitetin ‘Fan Noli’ ka nisur puna që t’i nënshtrohet këtij procesi.

“Jemi duke punuar fort për strategjinë e zhvillimit të universitetit me synim profilizimin e tij duke bashkëpunuar me ekspertë shqiptarë të diasporës për të vlerësuar të gjitha këto kapacitete dhe dhe për të mundësuar riorientimin e programeve të studimeve drejt tregut të punës dhe kërkesave që tregu i punës ka.”

Sipas Manastirliut duhet të hapen degë të reja studimi për të cilat ka kërkesa nga tregu i punës.

“Një nga programet që ne synojmë në kuadër të kombëtarizimit pra të bashkëpunimit të Univeristetit të Korçës me Universitetin Politeknik të Tiranës është një prej programeve që vërtet ka shumë kërkesa nga studentët, por në fakt koha dhe tregu i punës e kërkon dhe bëhet fjalë për programin e inxhinierisë Informatike, një program që ne duam ta hapim të ri në këtë Universitet.”

Profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universitetit ‘Fan Noli’ ishte edhe tema e takimit që ministrja Manastirliu zhvilloi me rektorin dhe stafin e këtij institucioni arsimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi