Nigeria raporton 476 raste të reja dhe 7 vdekje nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Nigeri gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar 476 raste të reja dhe 7 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19).

“Deri më tani janë konfirmuar 50.964 raste, prej të cilëve 37.569 janë shëruar dhe 992 kanë vdekur”, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC).

Me mbi 17.300 infeksione, kryeqyteti tregtar Lagos mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Afrikën Perëndimore.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 në mbarë botën ka marrë jetën e rreth 794 mijë personave.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 22.6 milionë raste, prej të cilëve mbi 14.55 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi