Ngrohet arktiku, shkencëtarët japin alarmin

Ngrohja dhe ndryshimi i shpejtë në Arktik, duket se është kthyer në një normalitet te ri, e nuk ka më shenja për një rikthim në rajonin e ngrirë të së kaluarës.

Konstatimi bëhet nga administrata e Arktik Report Card, që çdo vit paraqet gjendjen e mjedisit në zonë. Drejtori i programit, Jeremy Mathis thotë se rajoni i kishte shërbyer shumë planetit, duke vepruar si frigorifer.

“Por ne e kemi lënë të hapur derën e frigoriferit”-pohon ai. Mathis foli në konferencën vjetore të Unionit Amerikan të gjeofizikës në New Orleans, ku prezantoi të dhënat e fundit mbi gjendjen e arktikut.

Në raportin e saj të 12 administrata konfirmon se rajoni nuk do të qëndrojë në gjendjen e tij të ngrirë si në të kaluarën. Alarmant sipas shkencëtarëve është fakti se Arktiku po ndryshon më shpejt se kurdoherë tjetër në histori.

Shpejtësia e ndryshimit sipas Mathish, po e bën shumë të vështirë përshtatjen e njerëzve. “Fshatra po përmbyten në arktikun amerikano-verior duke krijuar refugjatët e parë të klimës”, pohon studiuesi, i cili përmend gjithashtu rritjen e nivelit të deteve për shkak të ngrohjes së Arktikut, shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar një dekadë më parë.

Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga dora e njeriut po kontribuojnë në ngrohjen e arktikut dhe kthimin e tij në një rajon me dinamik./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi