Ngritja e SPAK-ut, ish-deputeti: Pistoletat që nxjerrin tym korrupsioni janë në qeveri!

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi komentoi ngritjen e SPAK-ut, pas betimit të prokurorëve te Presidenti Meta. Bylykbashi tha se PD e ka mbështetur ngritjen e SPAK-ut, ndërsa theksoi se opozita shpreson që ky institucion të ketë impakt edhe në shitblerjen e votës.

“Prova që PD e ka mbështetur SPAK, tregon qëllimin e qartë presim të bëjë diferencën në drejtësi, A mund të dështojë? Sigurisht. Përzgjidhen njerëzit, dikush do ta bëjë, dikush jo punën si duhet, nga pengimi nga jashtë, nuk i jepen fonde.

Me rëndësi sot është që SPAK nis punën, pistoletat që po nxjerrin tym për korrupsionin janë në qeveri. Shpresojmë të ketë impakt në goditjen e shit blerjes së votës.

SPAK-u s’mund të ishte pa 10 prokurorë, sic e përcakton kushtetuta. Keni prokuroren e përkohshme që iku në harresë, dje do të mund të festonte përvjetorin e dytë. në këtë vonesë tre vjeçare nga ligji është më mirë të fillojmë punën dhe të shohim nëse SPAK do arrijë.

Shpresa e madhe është që në bashkëpunim me ndërkombëtarët kapja e SPAK nuk do të ndodhë. Do ta shohim shpejt, ka mjaftueshëm pistoleta me tym korrupsioni për t’u kapur SPAK. Nëse shpëton nga erozioni i detit të korrupsionit do ishte lajm shumë i madh dhe shpresë.” u shpreh Bylykbashi.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Spanjë/ Vendosen masa të reja kufizuese për 1 milion banorë në Madrid

Duke filluar nga dita e hënë, Madridi do të kufizojë disa nga liritë e lëvizjes në përpjekje për të frnuar përhapjen e infeksionit të...

Grekët protestojnë për 1 Maj, përleshje në disa qytete

    Mijëra grekë dolën dje në qytetet më të mëdha të vendit me rastin e Ditës së Punëtorëve. Ashtu siç ndodh çdo vit, grekët kujtuan...

Lajme dt: 06/06/2020

https://youtu.be/7Dst8RISkUM

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...