Ngrihet komisioni për Tahirin. Mazhoranca rrëzon amendamentet e opozitës për Kryeprokurorin

 

 

Në fund të seancës maratonë të ditës së sotme në Parlament janë miratuar edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komisionin hetimor për veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.

Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.

Sipas rregullores, opozita ka kryetarin e komisionit, ndërsa Partia Socialiste ka shumicën në komision.

Ndërkohë, shumica ka rrëzuar me 72 vota amendamentet e propozuara nga opozita për Kryeprokuroren.

PD dhe LSI kërkuan që Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, të shkarkohet dhe të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm sipas këtyre amendamenteve, të kishte kaluar Vettingun dhe të zgjidhej me 3/5 e votave.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi