Ngjarja e Fushë Krujës, Balla: S’më shantazhon dot Basha, të zbardhet e vërteta

Taulant Balla kërkoi nga Prokuroria të zbardhë sa më parë ngjarjen e Fushë Krujës. Ai u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse të vonohet dalja në dritë e së vërtetës.

Balla u shpreh më tej se kjo është historia e radhës e Bashës me shantazhime, por kreu i grupit të PS tha se nuk shantazhohet aspak nga lideri i opozitës.

“Nuk bëhet më politik më baltë me shpifje. Thirrja ndaj Prokurorisë, të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje, e cila është tërësisht e zbardhshme brenda pak ditësh. Nëse ne kemi qenë atje, ka plot prova për ta vërtetuar. Kjo do të jetë një histori e radhës e Bashës, i përfshirë në një shantazhim, por unë nuk shantazhohem kurrë nga Lulzimi”, tha Balla./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi